Bixhoz me dashurine

1

Bixhoz me dashurine : Seriali ka marrë një kthesë dramatike. Daksh rrëmben Anikën dhe Shivai për pak se nuk bëhet dëshmitar i kësaj ngjarje.Daksh i rrëfen Anikës dashurinë e tij obsesive dhe të sëmurë dhe i thotë se nëse nuk mund të jetë e tija atëherë nuk do të lejojë që të jetë me asnjë mashkull tjetër.

Ai e mban Anikën në një kontenier që po mbushet ngadalë me ujë dhe ulet të shikojë në video gjithçka. Daksh nuk mjaftohet me kaq; ai njofton edhe Shivain për atë që po bën.

Shivai nuk gjen qetësi dhe kërkon kudo Anikën. Ai nuk mundet ta besojë që ajo ishte aq pranë vdekjes. Ai rreh Dakshin për vdekje, por ai si një njeri psikopat vetëm qesh.

Pas shumë përpjekjesh Shivai gjen Anikën dhe e shpëton atë. Anika është tepër e shokuar dhe flet fare me Shivain, pasi kujton akuzat e tij se ka kaluar natën me Dakshin për para dhe është një femër pa karakter.

Por pasi mëson të vërtetën nga Somja dhe pasi shikon Anikën aq afër vdekjes, Shivai i mbytur nga ndjenja e fajita mundohet të rregullojë gjithçka, por Anika pas sulmit ka kaluar në një gjendje shoku.

Duhet të presim dhe të shikojmë nëse çifti simpatik do arrijnë t’i sheshojnë mosmarrëveshjet midis tyre pas këtij episodi apo jo.

Serialet